E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema, si i perdorin studentet universitetet private

Frika se mos mbeten pa shkolle te larte, i ka bere mjaft maturante qe te shpikin lloj-lloj mekanizmash, ne menyre qe te mos iu digjet nje vit kot. Nje nga zgjidhjet qe kane menduar me mjaft elasticitet ata, eshte edhe perdorja e sistemit te transferimit te studimeve. Pra, studentet i fillojne studimet ne nje universitet privat, per te kerkuar me pas zyrtarisht transferim, ne nje institucion te arsimit te larte publik. Arsyet jane te shumta; qe nga niveli jo i mire pergjithesisht i universiteteve publike, e deri tek shumat e larta qe paguajne cdo vit, apo edhe per cdo provim.
Skema
Burime nga Universiteti i Tiranes thone se numri i studenteve qe vazhdojne studimet e ciklit te pare ne universitetet jopublike dhe qe kerkojne transferim studimesh, eshte i konsiderueshem. Madje, duket se e kane kthyer ne mode nje gje te tille. Logjika qe ndjekin ka te beje me perdorjen e universiteteve private si "trampoline", per te kryer studimet e larta ne universitetet shteterore te preferuara. Ndonese nen ze, vete studentet e kane pohuar se i kane filluar studimet ne privat perkohesisht, duke shpresuar qe me vone do te shfrytezonin mundesine e transferimeve. "Per sa kohe qe kjo eshte dicka e ligjshme, e parashikuar edhe ne rregullore, nuk kemi pse mos ta shfrytezojme", shprehen studentet qe kane aplikuar per t'u transferuar ne shtet. Cdo vit parashikohen kuota te vecanta per transferimin e studenteve nga universitetet e huaja ne ato shqiptare, nga njeri programi studimi ne nje tjeter, nga universitetet private, ne ato publike, si dhe brenda te njejtit universitet, por ne programe te ndryshme studimesh.
Legjislacioni
Sipas udhezimeve ne fuqi, transferimi i studimeve midis Institucioneve Publike te Arsimit te Larte, si dhe nga Institucionet Private te Arsimit te Larte drejt Institucioneve Publike te Arsimit te Larte behet, sipas kritereve te percaktuara ne Statutet e Institucionit dhe Rregulloren e njesise kryesore, ku behet transferimi i studimeve, si dhe ne perputhshmeri me numrin e kuotave, te cilat jepen per transferime studentesh nga Keshilli i Ministrave per cdo vit akademik, te detajuara keto ne urdhrin e ministrit te Arsimit dhe te Shkences, per shperndarjen e ketyre kuotave. Per te kryer transferimin e studimeve, kjo kategori studentesh duhet te dorezojne ne protokollin e Universitetit te Tiranes 7 dokumente, nderkohe qe ne ndryshim nga studentet qe vazhdojne studimet jashte vendit, nuk do ta kene te detyrueshem perkthimin e tyre. Pas aplikimit, pergjithesisht pergjigjja per miratimin ose jo te kerkeses per transferim, jepet brenda nje afati te shkurter kohor, ku serish studentet e interesuar do te duhet te drejtohen prane zyres se protokollit ne Universitetin e Tiranes.

Dokumentet
Kerkesa per transferim
Permbajtja e planit dhe e programit te studimit
Lista e lendeve, krediteve dhe notave te fituara prane IAL-it perkates
Kopje e noterizuar e indeksit te notave (Per IAL-et qe kane indeks)
Kopje e noterizuar e diplomes se shkolles se mesme
Per IAL-et jashte vendit dokumentacioni duhet te jete i perkthyer ne shqip dhe i noterizuar ne Shqiperi
Te gjitha dokumentet duhet te jene te certifikuara nga institucioni qe ka leshuar
Certifikate e gjendjes civile me fotografi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›