Tafaj ne Vlore, per Karten e Bolonjes
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj, ka qene pjesemarres ne konferencen shkencore te organizuar nga ana e rektoratit te Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores, me teme "Karta e Bolonjes dhe Universiteti i Vlores". Referati i pare ne kete konference u mbajt nga rektori I UV-se, Tanush Shaska, i cili ne fjalen e tij renditi arritjet e deritanishme ne UV dhe reformat e ndermarra nga ky institucion i arsimit te larte ne Vlores, per implementimin e Kartes se Bolonjes, por edhe ne rritjen e cilesise dhe standardeve shkencore e akademike ne kete universitet. Ne fjalen e tij, Shaska renditi arritjet ne programet akademike e kurrikulat e reja, te cilat nuk ishin azhornuar prej kohesh, cilesine e diplomave dhe studenteve qe dalin nga auditoret e UV-se, per te cilet ai deklaroi se cilesisht jane rritur ndjeshem, duke pasur parasysh edhe rezultatet e semestrit te pare akademik ne kete vit. Shaska theksoi gjithashtu, rendesine e pranimeve ne kete universitet, duke kerkuar qe pranimet te behen ne baze te arritjeve akademike te studenteve, por qe edhe studentet te kene mundesi te nderrojne dege, pas vitit te pare apo te dyte ne UV, me qellim dhenien e mundesise per studentet qe te diplomohen ne degen ku ata mund te japin me shume, e jo ku jane kualifikuar ne fillimin e pranimit ne universitet.