E le i dashuri benzine garazhit te makines

Vetem kamerat e sigurise te instaluara ne garazh kane bere te mundur shmangien e djegies se makines luksoze te djalit te nje prej ndertuesve ne Tirane. I. Kryeziu 23 vjec ka sperkatur me nje bidon me benzine vendin ku mbante te parkuar makinen ish-i dashuri i saj Genci H. por eshte ndaluar ne momentet e fundit nga rojet e sigurise se pallatit te cilet kane lajmeruar me pas edhe policine e cila ka bere shoqerimin e te rese ne komisariatin nr. 2 ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1900 te dy diteve me pare prane Fakultetit Juridik ne Tirane ne nje pallat te ri ndersa sipas burimeve nga policia e Tiranes nje dite me pare mesohet se shkak per veprimin e vajzes eshte bere ndarja e saj nga i dashuri ky i fundit djali i nje prej pronareve te nje firme ndertimi ne kryeqytet. Sipas burimeve policore vajza mesohet te kete thene se ish-i dashuri i saj Genci H. i ka pasur borxh edhe nje shume prej 5 mije eurosh.
Sipas hetimeve paraprake burime policore bejme me dije se vajza eshte afruar prane pallatit te ri ku me vete mbante nje bidon me benzine. Ne momentin qe Kryeziu i ka hedhur benzine pjeses se garazhit ajo eshte diktuar nga kamerat e sigurise duke mos arritur dot ti vere flaken. Ne ato momente kane nderhyre rojet e sigurise te ndodhura aty te cilet kane lajmeruar efektivat e policise se komisariatit numer 2. Sakaq mesohet se vajza eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit te policise ku edhe eshte marre ne pyetje. Burime policore bejne me dije se gjate deklarimeve te saj 23-vjecarja ka pohuar se donte qe ti vinte flaken garazhit te ish-te dashurit te saj pasi ky i fundit i kishte marre borxh nje shume prej 5 mije eurosh. Pas dhenies se deklarimeve ne polici ajo eshte lene e lire per tu hetuar ne gjendje te lire. Nderkohe materialet hetimore ne ngarkim te saj i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane me akuzen e Shkaterrimit te prones se mbetur ne tentative.