E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura Vajgurore, banoret te rrezikuar nga ndotja

Nje tjeter problem, pervec ndotjes qe vjen nga aktiviteti i nxjerrjes dhe perpunimit te gurit, eshte shtuar per banoret e Ures Vajgurore. Aktiviteti i prodhimit te asfalto-betonit, gjate te cilit clirohet gaz me ere te keqe ne natyre, mesohet te jete shqetesimi i dites per banoret e lagjes "18 Tetori" ne kete qyteze, te cilet jetojne cdo dite mes rrezikut per shendetin e tyre. Ne afersi te lagjes ku aktualisht banojne 380 familje vazhdon te kryeje aktivitetin nje fabrike asfalto-betoni, qe i perket subjektit "Kora", aktivitet gjate te cilit mesohet se nuk respektohen normat per mjedisin. Gjate aktivitetit te prodhimit te asfalto-betonit, sipas banoreve, mesohet se clirohen shume gazra, ngrihet shume tym dhe bloze. Fabrika eshte me nje distance rreth 500 ml nga pika me e larget dhe vetem 200 ml nga pika me e afert e lagjes, duke u bere keshtu problem per shendetin e banoreve. Keta te fundit disa here kane ngritur zerin per kete shqetesim duke iu drejtuar bashkise se Ures Vajgurore. Sipas tyre, ne kohen qe firma punon per prodhimin e asfalto-betonit ne ajer clirohen re te medha tymi, qe ndotin gjithe zonen. Kryetari i bashkise, Syrja Ormenaj mesohet se me disa shkresa i eshte drejtuar komunes Otllak per nderhyrje, pasi aktiviteti ndodhet ne territorin qe administrohet jo nga bashkia, por nga komuna Otllak. Per kete aktivitet, ditet e fundit dhe prefekti Thoma Rumnici, mesohet se i ka kerkuar komunes Otllak ushtrimin e kompetencave si pushtet vendor, per te negociuar me firmen "Kora" per respektimin e ligjeve mjedisore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›