Bayern Munchen ekipi i mrekullueshem

Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.
Portieri i talentuar gjerman nuk pëson gol në ndeshjet brenda të Bayern Munchen që nga 7 gushti i këtij viti. Që nga ajo datë, bavarezët kanë shënuar 28 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë në fushën e tyre në të gjitha kompeticionet zyrtare.
Ekipi i drejtuar nga Jupp Heynckes ka humbur vetëm në ndeshjen e parë të Bundesligës me rezultatin 0-1 (7 gusht, ndaj Borussia Monchengladbach) dhe që nga ajo ditë bavarezët kanë qenë të pandalshëm.
Sulmi i drejtuar nga Mario Gomez ka shënuar 28 gola në 8 ndeshjet e fundit. Një mesatare rreth 4 gola për ndeshje ku viktimat e kësaj vale golash kanë qenë Freiburg (7 gola), Hamburg (5 gola), Hertha Berlin dhe Nurenberg (4 gola).
Në Allianz Arena është dorëzuar edhe ekipi dominues i kampionatit anglez, Manchester City. Ndeshja e Champions përfundoi 2-0 për gjermanët me një dopietë të Gomez, i cili në ndeshjet para publikut të tij ka shënuar 11 gola në 7 takime.
Sot, Bayern Munchen do të ndeshet me Napolin në Mynih, në ndeshjen e katërt të grupit A në Ligën e Kampioneve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Golat më të shpejtë të Champions League
Ishte 14 shtatori i këtij viti kur Alexandre Pato në “Camp Nou” arriti të çante mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar pas vetëm 24.09 sekondash lojë. Milan, Cassano pësoi ishemi cerebrale
“Antonio Cassano pësoi një ishemi cerebrale.” Kjo është ajo që ka komunikuar klubi i Milanit në një komunikatë zyrtare në faqen e internetit duke shtuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër në ditët në vazhdim. Inter, Motta i sinqertë: Nuk meritojmë më shumë
Thiago Motta, mesfushori i Interit, ka folur hapur për momentin e vështirë që po kalon Interi në kampionatin italian të futbollit, ku renditet në vend të 17 me 8 pikë, 11 pikë më pak se kryesuesit e Juventusit. Barcelona, Valdes thyen rekord
Victor Valdes ka thyer mbrëmjen e së martës rekordin e ruajtjes së portës së paprekur, rekord që e mbante Miguel Reina në sezonin 1972-1973 për Barcelonën. Galliani: Cassano ka përmirësime
Antonio Cassano vazhdon të jetë i shtruar në Poliklinikën e Milanos dhe ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e gjendjes që kaloi sulmuesi papritur, gjatë kthimit të skuadrës së Milanit nga transferta e Romës.
Lajmet kryesore
INUK: Ndal shfrytëzimit të paligjshëm të shtretërve të lumenjve
Nis aksionin për ndalimin e firmave
Dilema torturuese e Greqisë
Berisha: Programi i PS-së, alternativë marksiste
Kosova i blen pasaportat katër herë më lirë se ne
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash