E Diel, 1 Nëntor 2026

Xheims Zogbi nje nga figurat me perfaqesuese te komunitetit arabo amerikan ne SHBA

Xhejms Zogbi e filloi aktivitetin e tij qe kur ishte student ne universitet i frymezuar nga poeti dhe aktivisti i paqes Daniel Berrigan.

Une u angazhova ne levizjen e te drejtave civile dhe ne veprimtarine kunder luftes ne vitet 60-te. Kur isha ne kolegj mora pjese ne marshimet e pare dhe ne organizimin e protestave dhe demonstratave te para. Une e dija prejardhjen time rrenjet e mia por vetem ne vitin 1967 arrita ne perfundimin se angazhimi im per paqen dhe te drejtat civile ishte i aplikueshem edhe per njerezit e botes arable. - thote ai

Zogbi eshte me origjine libaneze. Babai i tij erdhi ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1922 dhe u be shtetas nepermjet nje programi amnestie te qeverise. Familja e nenes se tij imigroi ne ne vitin 1989. Ajo ishte mjaft e angazhuar me komunitetin arab ne Utika te Nju Jorkut ku jetonte familja.

Me rritjen e angazhimit te tij me komunitetin arabo-amerikan Zogbi iu bashkua apo krijoi nje numer grupesh mbrojtese si Shoqata Arabo-Amerikane e Diplomanteve Universitare Fushata Palestineze e te Drejtave te Njeriut dhe Komiteti Arabo-Amerikan kunder diskriminimit. Studimet e tij per Islamin ne Universitetet Temple dhe Princeton ne vitet 70-te i hapen atij horizontin. vete Zogbi thote


Studimi i fese vecanerisht puna qe bera me vone dhe pas doktoratures per cfare ndodh me fene nen presion cfare ndodh me kulturen nen presion me kane ndihmuar setepermi per ate qe bej sot. Mendoj se e kuptoj boten me mire i kuptoj njerezit dhe mendimin e tyre me mire. Madje une e kuptoj edhe ameriken me mire si resultat i kesaj pune.

Ai i shfrytezon njohurite e tij si ure lidhese mes Shteteve te Bashkuara dhe botes arabe nepermjet rubrikes se tij te perjeveshme ku i shpjegon politikat amerikane lexuesve te gazetave arabe dhe programit te tij televiziv ne televizionin e Abu Dabit i cili transmetohet nga rrjetet kabllore amerikane te televizionit.

Xhejms Zogbi u afirmua si zedhenesi kryesor i komunitetit arabo-amerikan ne vitin 1984 kur iu drejtua delegateve te Kuvendit te Partise Demokratike ne San Francisko

Duke qene arabo-amerikani i pare qe flet ne nje kuvend politik une dua te paraqes Xhesi Xheksonin si kanditat per president dhe te qendroj perpara botes e te them Une jam arabo-amerikan babai im ishte imigrant ilegal nga nje shtepi gurri me nje dhome ne kodrat e Libanit dhe qendroj keto para jush per te emeruar dike per president sternipin e nje skllavi. fare historie me te bukur amerikane mund te degjoni

Zogbi i kuptoi se arabo-amerikanet duhet te angazhoheshin ne politike nese shpresonin te ndikonin ne plitiken amerikane dhe udheheqesit e qeverise amerikane. Keshtu ne vitin 1985 ai themeloi Institutin Arabo-Amerikan i cili njihet tani si krahu studimor politik i komunitetit arabo-amerikan.

Zogbi vazhdon te jete nje figure e shquar ne Partine Demokratike duke sherbyer si nje keshilltar ne administratat Klinton dhe Obama. Ai ka deshmuar para nje sere komisionesh te Kongresit rreth politikave amerikane ne Lindjen e Mesme dhe per te drejtat civile te arabeve dhe myslimaneve amerikane.

Ne kemi nje lufte te gjate para nesh por sa me e veshtire qe behet ajo aq me te forte behemi ne dhe aq me mire i pergjigjemi asaj. Tani dielli eshte mbuluar nga reja por reja do te kaloje. Une e kam pare kete te ndodhe shume here me pare por me ne fund drejtesia do te fitoje forca e komunitetit tone do te triumfoje ne do ta kapercejme ceshtjen e ndertimit te xhamise ne Kuoten Zero ne do te kapercejme urrjetjen dhe diskriminimin ne do te kemi drejtesi dhe paqe ne Lindjen e Mesme sepse nuk ka alternative tjeter sepse ne behemi gjithnje e me te forte duke punuar dhe luftuar.

Nepermjet Institutit Arabo-Amerikan Xhejms Zogbi ka mobilizuar elektroratin arabo-amerikan duke e marre ate nga periferite e politikes amerikane dhe duke krijuar nje identitet qe njihet jo vetem nga partite politike por edhe nga media kombetare dhe publiu amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›