E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Arrestimi i Laçit për kanosje dhe heqjes se pa ligjshme të lirisë

Policia e Tiranës në një deklaratë për shtyp bën të ditur për arrestimin e administratorit të ekipit të Partizanit Paro Laçi. Sipas policisë arrestimi i tij u bë sepse më datë 11 Prill 2010, në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kavajës në qytetin e Durrësit, dyshohet se i ka hequr lirinë, kanosur dhe më pas duke e ka qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, 31 vjeçarin Sokol Ramazan Ishka, me banim në Tiranë. Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të "Heqjes se pa ligjshme te lirisë" "Kanosjes" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›