E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderaj, tretë plagosur rëndë

TIRANE- Tre persona janë plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mëngjesit të sotëm në Skenderaj, njofton Policia e Kosovës. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 08:55, në rrugën “18 qershori” brenda objektit të ndërtesës së Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Sipas komunikatës së Policisë, tre të plagosurit, me armë zjarri, banorë të fshatit Polac të Skenderajt, janë dërguar në spitalin e Skenderaj. Në bazë të informatave të para nga mjekët kujdestarë, mësohet se dy nga tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut. Zyrtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt janë detyruar të lëshojnë ndërtesën deri në përfundim të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në bazë të hetimeve paraprake të policisë në këtë rast, besohet se së paku dy persona të dyshuar, të armatosur, kanë shtënë drejt viktimave të tyre pas një përleshjeje fizike brenda ndërtesës së kuvendit komunal. Besohet se palët e përfshira në incident, ishin zënë pas një mosmarrëveshje të tyre rreth kontraktimit të shitblerjes së një prone private. Identiteti i dy të dyshuarve është i njohur për policinë, ndërsa policia po bën përpjekje të identifikojë vendndodhjen e tyre, thuhet në komunikatë
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›