E Diel, 1 Nëntor 2026

Transporti publik, Rama:Shërbim bashkëkohorpër kryeqytetasit

TIRANE- Bashkia e Tiranës fillon fazën e parë të rinovimit të të gjitha mjeteve të transportit publik ku 11 mjete të reja me standarde bashkëkohore i janë vënë në dispozicion linjës së Tiranës së Re. Për kryebashkiakun Edi Rama, transformimi i transportit publik është një premtim i cili ndodhet në fazën e fundit dhe do tu ofrojë qytetarëve një shërbim cilësor.

“Sot kurorëzohet në fakt një punë disavjecare e bazuar në domosdoshmërinë për tju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe njëkohësisht në përmbushjen e një prioriteti dhe premtimi kryesor , që shërbimi urban i kryeqytetit të jetë i standardeve të cdo kryeqyteti europian, dhe që cdokush të ketë mundësi të shërbehet ashtu sic e meriton” theksoi Rama.

Të gjithë autobusat e 9 linjave të Tiranës do të jenë të pajisur me kondicioner. Për herë të parë në vendin tonë, ashtu si në vendet europiane, autobusët do të kenë një platformë levizëse që bën të mundur udhëtimin me këto mjete të personave me aftësi të kufizuara.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›