"Skenderbej", Xhaferraj: Rama, probleme me ligjin
Nisja e punimeve ne sheshin "Skenderbej", nuk mund ti shpetonte diskutimeve ne seancen e djeshme plenare. Ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferraj, duke e vleresuar si pozitiv reagimin e kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama per rehabilitimin e sheshit, tha se tashme i vetmi problem i tij eshte te zbatoje ligjin. "Ardhja e Rames ne shesh eshte pozitive. Problemi i pare qe ne si qeveri kishim u realizua. Por tashme duhet te realizohet qe nderhyrjet ne shesh nga Rama te behen ne baze te ligjit. Pra ai te respektoje detyrimet ligjore qe ka ndaj Ministrise se Mjedisit dhe Ministrise se Kultures", tha Xhaferraj. Sipas tij, qeveria ka nisur procedurat e bllokimit te punimeve qe ministri i quajti ne kundershtim me ligjet ne fuqi. Xhaferraj tha se kryetari i bashkise, Rama po vepron ne punimet ne sheshin "Skenderbej", ne menyre te jashteligjshme. "Ti nuk na dhe nje plan zhvillimi, por nje skeme se si do te bllokoni. Ju doni te bllokoni cdo iniciative. Politika juaj eshte si te bllokoni opoziten, ndaj ne jemi ne proteste", replikoi deputeti socialist, Blendi Klosi.