"Skënderbej",përfundon përforcimi i momentit

Ndërkohë që punimet për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej" po vazhdojnë, tashmë kanë përfunduar punimet për forcimimin e monumentit "Skënderbej". Por sipas bashkisë së kryeqytetit, në mënyrë që ky monument të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga punimet me mjetet e rënda që po kryhen përreth tij, gjatë kësaj jave do të fillojë puna për ndërtimin e mureve mbajtëse të këtij monumenti. Nga ana tjetër, në pjesën pas monumentit të Skënderbeut, po punohet për rrjetin inxhinierik dhe nëntoksor. Megjithatë këto punime në ditët në vazhdim do të shtrihen edhe më gjërë. Në varësi të situates së trafikut në kryeqytet, pritet të fillojnë punimet edhe për ndërtimin e dhomës teknike në krahun e majtë të monumentit dhe vendosja e galerive nëntoksore përpara Bankës së Shqipërisë. Nga ana tjetër izolimet që janë bërë përpara Pallatit të Operas dhe Baletit, sipas bashkisë së Tiranës paralajmërojnë punime galerish dhe kanalizimesh, por dhe kanë si qëllim ndarjen e trafikut të automjeteve nga këmbësoret. Ndërkohë edhe për tre muaj nuk do të ketë devijime të tjera të trafikut, përveç se ato që janë vendosur më parë, siç është devijimi përpara Bankës së Shqipërisë dhe atë të rrugës së Kavajës. Ndërkohë shtrimi i një sipërfaqeje të asfaltit në pjesën e rrugës që ndodhet në mes të sheshit "Skenderbej" dhe Pallatit të Kulturës ka ndihmuar lëvizjen e automjeteve që qarkullojnë në qënder të Tiranës.