E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Interi mbetet në krye, Juventusi rigjen fitoren

Interi ka ruajtur diferencën prej 2 pikësh në krye të Serisë A, pas fitores 2-1 me Katanian. Golat e Muntarit dhe të Shnajder në pjesën e parë i dhuruar fitoren e radhës skuadrës së Murinjos, e cila në kampionat tregon një formë komplet tjetër nga Liga e Kampioneve. Katania në minutat e fundit shënoi golin e nderit me penallti, por që nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga “San Siro”. Zikaltërit janë ngjitur në kuotën e 22 pikëve, duke qëndruar 2 pikë para Sampdorias, e cila mposhti 4-1 Bolonjën. Në javën e 9-të është rikthyer te fitorja edhe Juventusi, që mposhti 1-0 Sienën. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Amauri në minutën e 72-të, ndërkohë që Siena nuk ka bërë thuajse fare rezistencë. Në javën e 9-të vjen edhe humbja e dytë për Fiorentinën, që mposhtet 1-0 nga Napoli në fushën e saj. Me të njëjtin rezultat Livorno ka arritur të fitojë në transfertë kundër Romës, duke befasuar skuadrën e Ranierit. Heroi i livornezëve ishte Tavano në fundin e pjesës së parë, ndërsa verdhekuqtë nuk barazuan edhe kur miqtë mbetën me 10 vetë në minutën e 64-t. Në takimet e tjera, Kaljarai fitoi 3-2 me Xhenoan, ndërsa Palermo mposhti 1-0 Udinezen. Ndërkohë ka vazhduar surpriza Bari, që në shtëpi mundi 2-0 Lacion.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›