E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu – Flamurtari, derb trajnerësh vlonjatëSuperliga rikthehet të dielën me gjashtë ndeshjet e javës së tretë, nga rezultatet e së cilës, mund të “provokohet” edhe shkarkimi i dy trajnerëve të Tiranës (kampione në fuqi) dhe Flamurtarit (fituese

Publikoje ne:

Pas pushimeve të “detyruara” nga impenjimi i Kombëtares me Danimarkën (1-1) për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Superliga rikthehet të dielën me gjashtë ndeshjet e javës së tretë, nga rezultatet e së cilës, mund të “provokohet” edhe shkarkimi i dy trajnerëve të Tiranës (kampione në fuqi) dhe Flamurtarit (fituese e Kupës së Shqipërisë).

SKËNDERBEU-FLAMURTARI

Takimi është para së gjithash një derbi trajnerësh vlonjatë: Gerti Haxhiu (Skënderbeu)-Eqerem Memushi (Flamurtari), por dhe një derbi kroat, pasi të dyja skuadrat kanë në gjirin lojtarë kroatë: 4 Skenderbeu, 2 Flamurtari.

Skënderbeu fitoi javën e parë në shtëpi me Laçin (4-3) dhe humbi në javën e dytë në kryeqytet me Tiranën (1-0), ndaj kësaj të fundit në javën e parë Flamurtarin me rezultatin bindës 3-1.

Flamurtari mbërrin në Korçë pas humbjes së thellë me Dinamon (0-3) në Vlorë, dhe në rast se vlonjatët dalin me humbje, atëherë aventura e trajnerit Eqerem Memushi mund të konsiderohet e mbyllur.

Skënderbeu-Flamurtari është një betejë midis mesfushorit kroat të Flamurtarit, Alvizh dhe portierit kroat të Skënderbeut, Tomasiç.

Te Flamurtari luajnë dy futbollistë korçarë, dy sulmuesit Denis Mema dhe Marius Ngjela.

NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010

SKËNDERBEU
SKËNDERBEU-LACI 4-3
TIRANA-SKËNDERBEU 1-0

FLAMURTARI
TIRANA-FLAMURTARI 1-3
FLAMURTARI-DINAMO 0-3

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›