E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi - Tirana, basti i fundit i LonçarevicitGramozi ka dalë i pamundur në dy ndeshjet e para në debutimin e tij historik në Kategorinë Superiore. Bardheblutë nga ana e tyre, nuk kanë bërë një sezon të mirë: 1 fitore, 1 humbje

Publikoje ne:

Gramozi ka dalë i pamundur në dy ndeshjet e para në debutimin e tij historik në Kategorinë Superiore (është e vetmja nga 12 skuadrat që merr pjesë për herë të parë), dhe trajneri Ilir Qirjako dëshiron që përballë Tiranës, kampione në fuqi dhe rekordmene e Shqipërisë, të dëshmojë se skuadra e tij nuk është thjesht një numër midis 12 skuadrave elitare të futbollit shqiptar.

Një fitore me Tiranën do të ishte historike për klubin kolonjar, për më tepër që kolonjarët synojnë golin e parë në shtëpi, pasi ndeshja e parë kundër Shkumbinit përfundoi pa gola (0-0).

Bardheblutë nga ana e tyre, nuk kanë bërë një sezon të mirë, pasi janë mundur në javën e parë me Flamurtarin (1-3) në shtëpi dhe fituan me një penallti të minutës së fundit kundër Skënderbeut (1-0, gol i Nallbanit në minutën e 93-të).

Trajneri kroat Ilija Lonçareviç është në fije të perit, pasi një dështim tjetër mund ta rikthente në shtëpi. Tekniku do të ketë në dispozicion si mbrojtësin e U-21, Ditmar Bici, por dhe sulmuesin Enco Malindi, ndërkohë që mesfushori Juljan Ahmataj pritet të luajë nga minuta e parë.

Mbrojtësi Rezart Dabulla do të mungojë katër javë larg fushave, ndërsa kapiteni Devi Muka ka nevojë edhe për dy-tri javë rikuperim. Muzaka do të aktivizohet vetëm në javën e katërt kundër Besës, ndërkohë që edhe Migen Memelli, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar pritet të jetë në dispozicion të trajnerit po kundër Besës.

NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010

GRAMOZI
GRAMOZI-SHKUMBINI 0-0
LACI-GRAMOZI 1-1

TIRANA
TIRANA-FLAMURTARI 1-3
TIRANA-SKËNDERBEU 1-0

RENDITJA E KATEGORISE SUPERIORE, JAVA 2

Skuadra
    N     F     B     H     GSH     GP     P
1     Dinamo     2     2     0     0     6     1     6
2     Besa     2     2     0     0     4     1     6
3     Apolonia     2     1     0     1     2     1     3
4     Skënderbeu     2     1     0     1     4     4     3
5     Flamurtari     2     1     0     1     3     4     3
6     Tirana     2     1     0     1     2     3     3
7     Teuta     2     1     0     1     2     3     3
8     Vllaznia     2     1     0     1     1     2     3
9     Gramozi     2     0     2     0     1     1     2
10     Laçi     2     0     1     1     4     5     1
11     Shkumbini     2     0     1     1     1     2     1
12     Kastrioti     2     0     0     2     2     5     0

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›