Skënderbeu, Ahmataj: Provuam shumë, por…

Një humbje në momentin e fundit, Skënderbeu është dorëzuar përballë Dinamos duke u ndëshkuar nga një gol i Farrukut në shtesë në “Elbasan Arena”.
Pas takimit, trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj është shprehur:
“Ndonjëherë në futboll duhet edhe fati. Provuam shumë, por dhe shpërdoruam shumë. Kam dhe dyshimet e mia për disa momente, mund të kishte dhe një 11-metërsh.
Futbollistët dhanë shumë nga ana e tyre, por dhe shpërdoruan shumë, kjo më jep besim për në vazhdim.
Dinamo është një skuadër që ka bërë shumë ndeshje në Europë dhe i ka kristalizuar gjërat, por ne u munduam të kthejmë situatën në favorin tonë”.