E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH, ja çfarë dhuroi java e dytë

Java e dytë e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me takimin Skënderbeu – Dinamo City.

Dinamovitët regjistruan fitoren e parë sezonale falë triumfit minimal 0-1 ndaj korçarëve në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”.

Një tjetër fitore e rëndësishme u regjistrua nga Egnatia, që triumfoi 3-1 në transfertë ndaj Vorës, duke marrë pikët e plota në këtë javë.

Në sfidat e tjera të javës, Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazimin 1-1, ndërsa Teuta përmbysi Tiranën në “Niko Dovana”, duke fituar 3-1. Laçi regjistroi fitoren e parë në kampionat, pas triumfit 2-1 ndaj Partizanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›