Skuadra e Kukesit zbret ne aeroportin e Rinasit
Pas kualfikimit rekord në Ligën e Europës, Kukësi ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. Qindra tifozë kanë pritur si heronj futbollistët, trajnerin Cungu dhe drejtuesit e klubit.
Nga vërshëllima e fundit deri në aeroportin “Nënë Tereza” janë dashur gjashtë orë.
Por mijëra kilometrat e përshkuara nuk kanë zbehur emocionet për kualifikimin historik në play-off e Ligës së Kampioneve.
Pastaj pritja në Rinas vetëm sa amplifikoi emocionet.
Skuadra e Kukësit zbriti rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së premte, ndërsa futbollistët dhe drejtuesit u pritën si heronj nga qindra tifozë…
Me euforisë legjitime dhe thirjeve të tifozëve, trajneri Cungu e ka të vështirë të bëjë një analizë teknike të sfidës së Donjetskut.
Por tani në play-off e Ligës së Europës gjithçka bëhet më e vështirë. Por presidenti Gjici premton blerje të reja për të synuar fazën e grupeve.
Si asnjë skuadër shqiptare më parë, Kukësi kaloi tre faza në Ligën e Europës. Në raundin e parë kukësianët eliminuan Flora Talin, në dytën Sarajevon, ndërsa në fazën e tretë Metalurg Donjeck.