E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu dje në Kazakistan, ndryshimi i orës e çorienton

Skënderbeu është nisur që dje drejt Kazakistanit dhe itinerari do të jetë i ngjashëm me atë që ndoqën për takimin e parë në Azerbajxhan. Nisja është bërë nga Aeroporti "Nënë Tereza" dhe fillimisht është bërë një tranzit në Turqi. Nga Stambolli është marrë një fluturim tjetër, për të shkuar direkt në Kazakistan. Një udhëtim që ka zgjatur jo pak, rreth 6 orë. Problem mbetet që ekipi të përshtatet shumë shpejt edhe me ndryshimin e orës në ish-shtetin sovjetik. Dihet që Kazakistani është katër orë përpara Shqipërisë. Takimi do të luhet në 15:00 me orën e Shqipërisë ose në orën 19:00 me orën e tyre. Sot do të jenë të dy konferencat për shtyp të trajnerëve, ku do të flasë edhe Mirel Josa. Ndërsa do të ketë edhe një seancë stërvitore në stadium.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›