Të kesh a të mos kesh dinjitet?
Sot është punë e kollajtë të bëhesh i shquar, deputet, pse jo edhe tejet i kamur. Mjaft që të dish t’i lëpihesh një prej dy kryetarëve të partive të mëdha. Në këto 23 vite pluralizëm kemi parë e provuar shumë “personalitete të spikatura”, të cilët, si meteor, kanë ndritur si qiririi e më pas janë shuar, tretur si shumica e lapërdharëve e puthadorëve të kësaj bote. Tani ka dalë edhe interneti e blogjet e anonimëve që i mundësojnë dhe i favorizojnë shërbëtorët e disa zotërinjve, të cilësuar pa din e pa iman. Sa shumë të këtij lloji ka pas pjellë, në të gjitha sistemet, ky popull!
Që nga koha e Isamil Qemalit, për të mos përmendur kohën e Turqisë, janë të paktë ata që nuk ia panë hairin politikëbërjes, duke e ndryshuar /përmirësuar/ tjetërsuar statusin e jetesës vetjake si dhe mënyrën e të parit të botës, të marrëdhënieve, të komunikimit dhe të sjelljes publike. Shumë syresh, falë kësaj “aftësie” për t’ju përshtatur rrethanave, i dhanë vetes titullin bej, kurse sot lider....Njëkohësisht këta “liderë” e përmbysën, më së shumti me dashje më së pari lidhjen me fenë, duke këmbyer Zotin, emrin e mbiemrin, me po atë lehtësi që sot po ndërrojnë partitë, besimin, përkatësinë partiake, teseren, pa e vrarë ndërgjegjen se kësisoj po tjetërsojnë rrjedhimisht e detyrimisht edhe moralin e shoqërisë. Sot është bërë sundues kjo mendësi: A ja vlen një emër i mirë, dinjiteti, parimësia, nderi, po qe se do të mbetesh pa bukë e pa të ardhme të sigurtë?
Kush është i aftë t’i japë një përgjigje shteruese kësaj dileme?
***
Nën këtë trysni e kanë vënë njeriun e sotëm derrat e kënaqur, me pushtet të pakufizuar partiak. Ajo që dje quhej turp, sot quhet nder, zotësi, aftësi, talent, mjaft që të vjelësh përfitime e benefite të çastit. Ai që dje ishte kurrkush, u bë, si me shkop magjik, një dikush tejet i rëndësishëm. Mjaft që të dish ku ta shesësh sa më shtrenjtë dinjitetin vetjak, këtë mall “me vlerë të shtuar”. Po të dish të shash e të shpifësh me sukses kundër armikut të partisë, je i/e nderuar, e/i lartësuar. Dihet që derrat e kënaqur nuk kanë dinjitet. Por ata mund të shpallen edhe ‘Qytetar Nderi’, Mjeshtra të Mëdhenj e Nder i Kombit! Politikë e suksesshme sot quhet aftësia për të bërë sa më pis jo vetëm veten, por edhe kundërshtarët e kreut të “fermës”; aktualisht pronarin e partisë. Nuk ka inflacion më të dëmshëm për shoqërinë njerëzore se sa inflacioni i dinjitetit dhe nderit. Ne ende nuk e kemi kuptuar se pikërisht këtu nis theqafja e çdo shoqërie, qoftë superfuqi, apo perandori. Prandaj janë zhvleftësuar jo vetëm monumentet e kulturës e të trashëgimisë, por edhe titujt. Nëse Hoxha ja hoqi gradat ushtrisë, ky tranzicion ja hoqi peshën dhe vlerën dinjitetit njerëzor!
Kjo do të qe kriza e do të vazhdojë më gjatë se ndërrimi i pushteteve nga një parti te tjetra.
***
Në Shqipëri hë për hë biznesi më i suksesshëm është veprimtaria politike. Asnjë sipërmarrje nuk e ka më të sigurtë fitimin. Të fortët e lagjeve dhe të periferive fillimisht mësynë klubet sportive për të shijuar e çimentuar “lavdinë” dhe famën si dhe për të pastruar paratë e pista. Tani po mësyjnë politikën, duke kërkuar të bëhen deputetë e, pse jo, edhe ministra. Paraja e pistë pjell politikë të pistë, por shpresohet se sot për sot nuk ka lavatriçe më të mirë se veprimtaria politike, e cila të siguron imunitet, mundësi, lehtësi dhe famë të pakufizuar...Të gjithë këta, të mëdhenj e të vegjël kanë të përbashkët etjen për karrierë të shpejtë, me çdo kusht, me çdo çmim, qoftë edhe duke e bërë fytyrën blozë, në Kuvend e para kamerave, para popullit e para familjes.
Për të vetmen gjë që nuk e vrasin mendjen kurrë është dilema shekullore: Të kesh, apo të mos kesh dinjitet vetjak? Që do të thotë: Nëse sot për sot të merresh me politikë, kjo quhet veprimtari e lehtë dhe e favorshme, ndaj nuk lipset të jesh shumë i mençur që të kuptosh se historia njerëzore, që kur u shpik politika, ka dhënë shumë shembuj të zhvlerësimit të atyre që e kanë quajtur veten së gjalli “historikë”; aq më e vështirë është të kuptosh se ca më keq e kanë pas pësuar mercenarët, të përdorurit, të korruptuarit, spiunët, veglat qorre, ata që kanë pranuar t’u përdhoset emri, mjaft që t’i hyjnë në qejf e në zemër udhëheqësit. Tekefundit një ditë të gjithë kanë për të dalë jashtë lojës. Po si? Me, apo pa dinjitet? Dhe ç’emër e ç’punë të mira kanë lënë pas?
Këtë nuk e mendojnë krerët e të sotëm të të gjitha ngjyrave. Janë miopë dhe të pa kulturuar, të ngopur e të dehur me veten, ndaj shohin e gjykojnë vetëm sot për sot. Vetëm për vete dhe familjen. Për shumicën e tyre nuk ka rëndësi gjykimi i publikut, po i udhëheqësit kryesor të partisë. Kujtojnë se mëkatet e gjynahet një ditë do të harrohen, se do të mbulohen nga pasuria, nga fama, nga hija e kreut të qeverisë, nga pushteti i blerë me mercenarizëm, duke e mbuluar pisllëkun moral... Kjo është mendësi prej cubi, hajduti, mercenari, bashibozuku ballkanik, por jo prej politikani, aq më pak prej shtetari.
***
Ku ishte ti, Adam?
Kjo pyetje e lashtë që ka lindur bashkë me njerëzimin shtrohet tani para anëtarësisë së PD-së pas 23 Qershorit; e sidomos pas 22 Korrikut. Pyetja ka lidhje më shumë se me dinjitetin njerëzor, me veprimtarinë e përditshme. Mbi të gjitha me respektin për veten, për punën, djersën, nderin dhe kontributin në shoqëri e në parti. Ata që vazhdojnë të ndjekin pas Berishën verbërisht, a thua të kenë respekt për veten?
Ku ishe ti, Adam? Vjen një çast kritik, si ky i PD-së aktualisht, ku dramaciteti i kësaj pyetjeje retorike dhe përgjegjësia peshojnë shumë më rëndë mbi drejtuesit, se sa mbi anonimë, militantët ...Në rastin konkret, pas ngjarjeve në PD, dilema hamletjane ka lidhje direkte me fatin e mëtejmë të PD-së, por edhe me atë vetjak. Heshtja në politikë nuk është flori kur një bashkësi, si puna e partive, fillon e rrëshqet për teposhtë për faje dhe për gabime që kanë sjellë humbjen e pakthyeshme. Si mund të heshtet? Si mund të sillesh sikur nuk ka ndodhur gjë?Ku janë ministrat dhe krerët e lartë që “lëshonin brezin” nëpër televizione dhe tubime?
Olldashi dhe më pas Patozi nuk tentuan të lajnë duart si Pons Pilati, as të pastrojnë fytyrën, as të shtiren si heronj e shpëtimtarë, por të provojnë se kanë qenë dhe kanë mbetur të përgjegjshëm në parti dhe se kanë, mbi të gjitha, dinjitet vetjak. Po sa vlerë e dobi ka kjo sjellje dinjitoze sot? Hë për hë shumë pak. E sigurtë është që ata do të jetë të mallkuar e përjashtuar, nesër të nderuar. Po sa vlen kjo?
***
Ka ardhur koha të kuptojmë ne si qytetarë se nuk vlen një kontribut pa dinjitet. Shpesh ndodh që një kontribut i tillë partiak, apo klanor të jetë dëmsjellës për shoqërinë, rrjedhimisht edhe për partinë, për fisin e, pse jo, edhe për familjen. Një ditë do të jetë katastrofik edhe për veten. Sepse mediokriteti dhe miopia politike nuk kanë të ardhme. Vitet e fundit kemi parë jo pak “kontribute” të tilla të figurave e të figurinave pa personalitet. Kurse dinjiteti në një mjedis ku sundon frika dhe ku autoriteti absolut i Njëshit “historik” i detyron të gjithë të besojnë se kush hap gojën e kush mbron të vërtetën do ta pësojë, se po e kapërceve gardhin, po kundërshtove Babain, të Madhin, ke për të humbur përfitimet, postin, gradat dhe ofiqet, dhe, më në fund, mund të shpallesh edhe armik, i pabesë, plangprishës, karrigethyer, mosmirënjohës etj, etj, vlen më shumë se çdo veprimtari publike.
***
Përsiatjet e mësipërme më lindën pas një pyetjeje që i bëra vetes para ca ditësh: Ndodhën gjithë këto ngjarje dramatike në PD, dha dorëheqja Berisha, u zgjodh Basha, filluan zërat më pak kundër se pro, të cilat po parandienin përçarje e pështjellim...E kini vënë re që zonja Topalli ka humbur e nuk po bëhet e gjallë? Përse nuk po ndihet kjo “zonjë e rrandë”? Ajo që ishte skifteri kryesor i Kuvendit dhe i ish partisë në pushtet, që e bënte zhele dhe që do ta çonte për lesh opozitën, duke i dhënë vetes titullin “zonjë e hekurt”, ajo që ishte jo vetëm numri dy i shtetit, po edhe i partisë dhe që për tetë vjet rresht, pa u lodhur, zhvilloi e vetme anekënd botës të ashtuquajturën “diplomaci parlamentare”, ajo që deri në zgjedhjet e 23 Qershorit parashihej si trashëgimtarja më kryesore e PD-së, si shpjegohet që po hesht? Përse u tërhoq? Përse nuk hyri në garë? Aq më tepër që në zonën e saj elektorale në Shkodër humbja e PD-së ishte e pa përfytyruar, përnjëmend historike?
Nuk ka heshtur, i thashë vetes. Para zgjedhjeve z.Topalli deklaroi se PD është Berisha dhe anasjelltas, Berisha është PD...Dhe, së fundi, edhe pas zgjedhjeve, ajo ka dalë një herë me zë e në tjetrën me ‘Facebook’ për të provuar se i ka mbetur besnike deri në vdekje ish kryetarit të partisë, Berishës...Ka dalë, por ama ka belbëzuar, duke lartësuar dhe mbrojtur ish kryetarin, atë që e mori të gjithë përgjegjësinë e humbjes mbi vete...Por a mund të quhet politikë kjo sjellje? A është ky dinjitet? Besnikëri? Përkushtim? Moral? Përgjegjësi?
Tekefundit, ky duhet të jetë qëndrimi dhe sjellja e një njeriu publik, i cili ka luajtur role tejet të rëndësishme në shtetin e në shoqërinë shqiptare? Si nuk ndjen përgjegjësi ky njeri që quhet Jozefina Topalli?
Nuk ndjen se ka frikë...Ajo është pjesë e asaj “strukture” okulte, e cila e di fort bukur se po doli kundër, do t’i dalin nesër të gjitha të palarat...Kësaj here nga brenda. Nga partia e saj. Nga goja e frikshme e Berishës. Ajo e di që është e kapur peng. Ajo, si shumë të tjerë, e ka shitur dinjitetin vetjak, të cilin nuk e ka dhënë si me kapar, as si paradhënie, por me “tapi”. Qëndron në hije me shpresë se do ta paguajë sa më lirë humbjen dhe rënien.
Sigurisht që nuk do t’ia vlente të merreshim me analizën e kësaj zonje, e cila mesa duket kësaj here ka dalë përfundimisht nga skena, (se, a mund të mësyjë kjo “zonjë e rrandë”, si deputete e thjeshtë, podiumin e Metës kryetar, si bëri ky ndaj saj?!...), po qe se nuk do të ishim të bindur se ajo ende përfaqëson një kategori shumë të përhapur, influente e të rëndësishme në të gjithë piramidën partiake, në skakierën shqiptare, vitet e fundit....
Gjithsesi ka shumë mundësi që zonja në fjalë, si dhe të gjithë të ngjashmit e saj, të pakulturuar, të pakultivuar, të dehur me veten dhe të bindur se do të jenë të përhershëm e të përjetshëm, pasi e humbën pushtetin më 23 qershor, me siguri do ta kuptojnë një ditë se dinjiteti i humbur nuk mund “të legalizohet”; se nuk mund t’i kthehet njeriut po aq lehtë sa mund të kthehet një virgjëri e humbur!..
Por, fatkeqësisht, edhe për ta, edhe për ne, qytetarët e zakontë, do të jetë tepër vonë! Ne jemi të vonuar, ne kemi mbetur “delja e zezë e Ballkanit”, pasi kemi shumë zyrtarë partiakë dhe drejtues të lartë institucionesh, të varura e të pavarura, pa pikë dinjiteti!
Më së paku, me dinjitet të lënë peng! Çlirimi prej kësaj “race”do të ishte fillim i mbarë i Rilindjes!