Vucic: Dredhitë e Thaçit nuk kalojnë te unë
Përmes derës së vogël tentuan trikun për të cilin nuk e di se ku mund të kalonte. Jam rritur në Bllokun 45, e atje kjo nuk kalon, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, në atë që ai e quan tentimin që Prishtina ta ndryshojë marrëveshjen për gjykatat në veri të Kosovës.
Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë tentuar të ndikojnë që Mitrovica të ketë gjykatën themelore që do të kishte katër degë në katër komunat në veri të Kosovës dhe tri komuna në jug të Ibrit. Sipas tij, ideja ishte që të ndryshohet struktura etnike në komunat serbe.
“Thelbi i çështjes është se në pjesën veriore të Mitrovicës në këtë rast do të punësoheshin 85 për qind e shqiptarëve dhe kështu do të ndryshonin strukturën etnike. Nuk e di se si e mendojnë këtë, por isha i tronditur se si tentuan”, tha Vucic.
Ai tha se trafostacioni i Valoçës do të jetë temë kyçe e bisedimeve teknike në Bruksel në sferën e energjetikës, meqë sipas Vucicit, ”me marrjen e këtij trafostacioni Prishtina tenton ta marrë tërë sistemin energjetik në veri të Kosovës, sepse gjithçka që shkon nga Gazivoda dhe Serbia kalon përmes asaj qendre”, transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)