Skenderbeu i Korces faze pergatitore ne Turqi
Kampionët u nisën që me natë drejt Turqisë, për të zhvilluar atë që quhet minifazë përgatitore dimërore, veçse nga Rinasi skuadra shkoi në Prishtinë dhe që nga kryeqyteti kosovar morën rrugën drejt Antalias.
Skënderbeu i trajnerit Stanislav Levi pritet që të qendrojë të paktën 11 ditë në dimrin turk, ndërsa seancat e atjeshme do të shërbejnë që trajneri çek të implementojë më mirë idetë e veta në skuadër dhe të kryejë fillimin e përshtatjes së 4 lojtarëve të rinj të ardhur tek Skënderbeu.
Bëhet fjalë për Sebino Plakun, sulmuesin që u largua nga Kastrioti, Sokol Cikalleshin, një tjetër sulmues, ndërsa kavajasi ka qenë edhe vjet për një farë kohe tek korçarët derisa u dëmtua.
Po ashtu, kanë nënshkruar kontratë 2 lojtarët sllovakë të ardhur në Shqipëri në janar bashkë me Levin dhe këta janë mbrojtësi i qendrës, Tomas Peciar dhe mesfushori Peter Durica.
Skënderbeu do të synojë sërish titullin kampion, pasi e ka marrë veten nga një nisje e vështirë e sezonit dhe duke qenë 9 pikë pas vendit të parë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sipas burimeve nga Korça, nuk besohet që në skuadër të ketë afrime të tjera, me përjashtim të ndonjë rasti të paparashikuar, ndërsa i vetmi lojtar që pritet të kthehet në ekip është mbrojtësi serb, Gvozdenoviç, ende i dëmtuar.