E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani refuzon oferten e pare te Paris Sen Zhermenit

Nuk është se nuk do, por çmimi nuk është ai i duhuri. Kështu mund të shpjegohet refuzimi që Milani i bëri ofertës prej 25 milionë eurosh që Paris SG bëri për Aleshandre Paton. Aspak nuk luan rol romanca mes sulmuesit brazilian dhe vajzës së Berluskonit, Barbara, arsyet e refuzimit janë vetëm teknike.
Sipas gazetës franceze “L’Ekip”, parizienët janë gati të trokasin sërish në derën e Milanit me një ofertë prej 28 milionë eurosh, por edhe kjo besohet se do të ketë fatin e së parës.
Milan mund të bindet vetëm për 40 milionë euro, para këto që do të lejonin marrjen e Karlos Tevezit nga Mançester Siti, por edhe të një sulmuesi tjetër, i cili duhet të luajë në Ligën e Kampionëve. Siç dihet, Tevez nuk mund të luajë në Champions, pasi është regjistruar aty për skuadrën angleze. PSG shpreson që të arrijë akordin me kuqezinjtë për 32-33 milionë euro për kjo mbetet për t’u parë dhe ka ende kohë deri në fund të janarit.
Ndërkaq, afron dita e derbit të Madoninës, dhe kushërinjtë e Milanit, pra interistët, besojnë tek fitorja. Lojtari i ri, Alvarez, ai që shkëlqeu në fitoren 5-0 ndaj Parmës, shprehet se “ne mund ta mposhtim Milanin, edhe pse e mbajnë për favorit”.
Trajneri zikaltër, Klaudio Ranieri, besohet se mund të ketë shumicën e lojtarëve në dispozicion. Edhe holandezi Uesli Snajder e ka kaluar dëmtimin dhe shpreson të jetë titullar. Po ashtu, Maikon do të jetë i grumbulluar, ndërsa shpresat janë që edhe lojtarë të rëndësishëm si Forlan, Stankoviç, Kivu, Samuel e Tiago Mota të mos mungojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›