Skënderbeu i pandalshëm, Ada bllokon LaçinPas fitores së 12-të sezonale skuadra korçare e drejtuar nga Indrit Fortuzi (2 ndeshje, 2 fitore) ndodhet në kuotën e 39 pikëve, gjashtë më shumë se dy ndjekëset e saj më të afërta, Laçi e Kastrioti (të

Skënderbeu fitoi 2-0 me Skraparin në ndeshjen e vlefshme të javës 17-të të Kategorisë së Parë, duke regjistruar fitoren e dytë kundër skrapalinjve, pas asaj të fazës së parë (3-1), duke u konfirmuar si lideri i padiskutueshëm i kësaj kategorie.
Fitorja përkoi edhe me inaugurimin e tapetit të ri të stadiumit “Skënderbeu” pas punimeve që zgjatë thuajse një vit.
Pas fitores së 12-të sezonale skuadra korçare e drejtuar nga Indrit Fortuzi (2 ndeshje, 2 fitore) ndodhet në kuotën e 39 pikëve, gjashtë më shumë se dy ndjekëset e saj më të afërta, Laçi e Kastrioti (të dyja me nga 33 pikë).
Laçi i Edi Martinit barazoi me Adën(0-0) në Velipojë, duke përsëritur të njëjtin rezultat të fazës së parë
Kastrioti i drejtuar nga Ramazan Ndreu fitoi 0-1 në Librazhd me Sopotin, një rezultat i njëjtë edhe me atë të fazës së parë.
Luftëtari fitoi në Kuçovë me Naftëtarin me rezultatin e thellë 1-5 (1-0 fitoi Luftëtari në fazën e parë).
Turbina e Cërrikut fitoi 2-0 me Tërbunin e Pukës (Tërbuni fitoi 1-0 në fazën e parë)
Edhe Besëlidhja fitoi në shtëpi 2-0 me Bilisht Sport. Ndeshja e fazës së parë midis këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 0-0.
Të dielën luhen dy takimet përmbyllëse të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, Gramozi-Dajti (faza e parë: 1-0 për Dajtin) dhe Pogradeci-Burreli (faza e parë: 3-0 për Burrelin).
Kategoria e Parë
JAVA 17
14 shkurt 2009
Turbina-Tërbuni 2-0 (A.Lulaj)
Sopoti-Kastrioti 0-1 (M.Masha)
Skënderbeu-Skrapari 2-0 (M.Metohia)
Besëlidhja-Bilisht S. 2-0 (E.Sino)
Ada-Laçi 0-0 (B.Breshani)
Naftëtari-Luftëtari 1-5 (L.Mustafaraj)
15 shkurt 2009
Gramozi-Dajti (E.Jorgji)
Pogradeci-Burreli (P.Lapi)
(Ndeshjet fillojnë në orën 14:30)
E Shtune, 14 Shkurt 2009