Shkumbini, prova e nxehtë e Partizanit“Mendoj së të dielën gjithçka do të jetë gati”, - u shpreh Duro, duke theksuar se ndeshja e humbur në Tiranë me Shkumbinin erdhi edhe nga fakti se zëvendësuesi i Likës kishte vetëm tri ditë në stolin e kuq.

Fitorja e fundit e Shkumbinit me Partizanin në Tiranë, ishte ajo e fazës së parë së këtij sezoni (2-0, 01.11.2008), pikërisht në premierën e Shpëtim Duros (java e 9-të), ndërkohë që fitorja e fundit e Partizanit ndaj peqinasve në fushën e këtyre të fundit i përket sezonit 2006-2007, por me rezultatin 2-0 (14.10.2006, dy gola të brazilianit Leandro) kur në stol ishte Neptun Bajko, i zëvendësuar më pas gjatë atij sezoni nga Hasan Lika, pikërisht trajnerit të cilit i mori detyrën Shpëtim Duro në sezonin 2008-2009.
Pas tri fitoreve rresht dhe për më tepër pa pësuar asnjë gol (2-0 me Flamurtarin në kryeqytet; 0-1 në Ballsh me Bylisin e 1-0 me Dinamon më “Qemal Stafa”, Partizani ndodhet në vendin e tretë nga fundi, në zonën e play-out.
Me këtë “background” pozitiv Partizani mbërrin të dielën në Peqin në kërkim të shmangies së humbjes së dytë sezonale me Shkumbinin, çka do të përkeqësonte sërish situatën për 15-herë kampionët.
Dy klubet gjatë 15 viteve të Shkumbinit në Kategorinë Superiore (nag sezoni 1994-1995) nuk kanë pasur kurrë “miqësi” me njëri-tjetrin, edhe pse trajneri aktual i Shkumbinit, Gugash Magani, ka luajtur gjatë karrierës së tij të gjatë si lojtar edhe me Partizanin.
Gjithsesi, tashmë kur në media është folur se presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, u ka ofruar hyrje falas për tifozët e kuq, madje së fundi ekziston një grupim i vogël nën emrin “I love Partizani” (rreth 100 veta), duket se klima e dikurshme shumë e ashpër ndaj tifozerisë së kuqe nga ana e “ultrasve peqinas” nuk do të jetë e pranishëme.
“Mendoj së të dielën gjithçka do të jetë gati”, - u shpreh Duro, duke theksuar se ndeshja e humbur në Tiranë me Shkumbinin erdhi edhe nga fakti se zëvendësuesi i Likës kishte vetëm tri ditë në stolin e kuq. “Skuadra e di mentalitetin tim dhe idetë e mia (takikte)”, - shtoi ish-ndihëmësi i trajnerit Oto Bariç.
Trajneri Gugash Magani, nga ana e tij, porositi lojtarët të kenë kujdes. “Mos e nënvlerëoni Partizanin. Duhet luftuar për çdo top. Në ndeshjen me Dinamon, Parizani fitoi me meritë”, - paralajmëroi Magani, i cili ndodhet në sezonin e tij të dytë si trajner te Shkumbini i vendit të pestë me me 27 pikë, 8 më shumë se Partizani i vendit të dhjetë.
Shkumbini ka humbur vetëm 1-herë në shtëpi me Lushnjën (1-2), ndërkohë që Partizani ka fituar 2-herë në transfertë: Lushnja-Partizani (0-1) dhe Bylis-Partizani (0-1).
Përballja e parë e tyre historike ka qenë një barazim 0-0 (24.09.1994), e luajtur në Tiranë, ndërsa ajo e kthimit në Peqin është fituar thellësisht nga Shkumbini 3-0 (25.02.1995).
Nga ajo kohë dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 35 herë, ku 13 ndeshje janë fituar nga Shkumbini, 16 nga Partizani, ndërsa 6 takime janë mbyllur në barazim (golat 46-43 për Partizanin).
Tanush Latifi është “prokurori” i ndeshjes, ndoshta më “problematike” të kësaj jave, parë dhe ecurinë pozitive te Partizanit në ndeshjet e fundit, por dhe klimës jo shumë miqësore që ekziston në Peqin ndaj të kuqve. Shtatë ndeshje ka gjykuar këtë sezon Latifi.
Çuditërisht edhe në fazën e parë ka drejtuar ndeshjen Partizani-Shkumbini (0-2), në të vetmin rast kur ka drejtuar njërin apo tjetrin ekip. Katër kartonë të verdhë dha Latifi në atë takim të vendosur nga golat e Rizvanollit (16’) e Norës (63’).
E Shtune, 14 Shkurt 2009