Hunterlaar:Nuk do të dorëzohem në Real
Sulmuesi hollandez Klaas Jan Huntelaar i cili erdhi si përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit,thotë se ai dëshiron të qëndrojë tek Real Madridi. Pavarësisht spekulimeve se ai mund të largohet për shkak se nuk i jepet hapësirë e mjaftueshme loje,holandezi ka thënë se ai nuk dëshiron të dorëzohet. Nuk do të dorëzohem por fakti që jam lënë jashtë ekipit të Ligës së Kampionëve është një gjë e vështirë për mua. Në Madrid njerëzit janë miqësor dhe të hapur. Më pëlqen ky qytet dhe nuk dua të largohem ka thënë Huntelaar.