E Diel, 1 Nëntor 2026

Skëndërbeu i "ngul tre shpata" Besës

Alban Dragusha, Bledi Shkëmbi dhe portieri durrsak Orgest Shehi janë zyrtarisht lojtar të ekipit bardhekuq të Skënderbeut. 48 orë para takimit me grekët e Olimpiakosit , largimet e tre lojtarëve mund të ndikojnë negativisht në kampin kavajas.

Presidenti i Besës Nexhat Bizhdili në një deklaratë për mediat sportive shqiptare mudohet të qetësoj zemra e trazuara të tifozerisë kavajase duke bërë të ditur se Shkëmbi dhe Dragusha nuk bënin pjesë në planet e Besës për ndeshjet e Europalig por as për sezonin e ardhshëm.

Të vetmin largim që Bizhdili nuk e përshëndet është ai i portierit Orgest Shehi që sezonin e kalur ka qënë një nga pikat më të forta në skuadrën verdhezi të Besës.

Besa do të luaj ndeshjen e parë në për turin e dytë të Europalig nesër në mbrëmje në orën 20:30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ndaj ekipit grek të Olimiakos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›