E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut nuk ndalet, kërkon Olimpiadën 2020

Vendimi është marrë pas reagimeve pozitive për organizim e kampionatit botëror që sapo u mbyll. Projekti afrikanojugor do të ketë përballë atë të Romës dhe nëse ia del, Kejp Tauni bëhet i pari qytet afrikan që mirëpret një nga evenimentet më të mëdha sportive në botë. Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të merret në vitin 2013.

Sipas Komitetit Olimpik afrikanojugor, botërori është konsideruar “një imazh pozitiv për vendin dhe kontinentin. Ne kemi vlerësuar mundësitë e Kejp Taunit dhe kemi dëshirë të bëhemi pjesë e Lojërave Olimpike”. Kandidatura mbështetet edhe nga presidenti i vendit, Jakob Zuma, i cili nënvizoi se Afrika e Jugut ka infrastrukturën e nevojshme. Kajp Tauni ishte kandidate për të organizuar Olimpiadën e vitit 2004, që më pas iu besua Athinës. Mediat bëjnë të ditur se projekti afrikan është më i avantazhuar në krahasim me të tjerët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›