E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti mbështet Allegrin në rifreskimin e Milanit

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, do të ketë mjaft sukses në rifreskimin e lojës së kuqezinjve, pas një dështimi në sezonin e kaluar. Kuqezinjtë nuk dinë për titull qe tre vite dhe për të pastruar pluhurin në vitrinat e Milanellos, sipas Ancelottit do të përkujdeset Massimilano Allegri. "Allegri është në formën më të mirë që t'i shprehë gjithë përgjegjësitë që i janë dhënë në organizimin e klubit. Ai mund të bëjë më të mirën". "Milani po kalon nëpër një periudhë të tranzicionit dhe unë mendoj se lojtarët që nuk shkëlqyen vitin e kaluar, do të bëjnë më shumë në sezonin e ri", tha ish-trajneri i Milanit për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›