Skenderbeu kalon me veshtiresi Teuten Flamurtari ben detyren ndaj Beses

Tirana rigjeti fitoren pas gjashte javesh. Kastrioti befason Vllaznine ne Shkoder
Sfida ne distance midis Flamurtarit kryesues dhe Skenderbeut ndjekes u kthye ne nje sfide mjaft interesante fale Teutes skuadres qe udhetoi drejt Korces dje per tu perballur me bardhekuqte e Duros. Per plot 87 minuta skuadra bregdetare arriti te mbaje ne tension qytetin jug ndashlindor pasi u mposht me shume veshtiresi nga vendasit qe i shpetoi kosovari Butrint Vishaj. Ne ndeshjen e mbyllese te javes se 25-te qe nisi ne oren 1730 ekipi korcar fitoi me rezultatin minimal 1-0 me golin e vetem qe u realizua ne minuten e 87-te pas shume perpjekjeve te vendasve. Skenderbeu zbriti dje ne fushe nen nje trysni te madhe pasi ishte i vetedijshem qe i duhej vetem fitorja duke qene se Flamurtari kishte mundur pak ora me pare ekipin e Beses 3-0.
Vishaj heroi i Skenderbeut
Nje gol i shqiptaro-austriakut Butrint Vishaj dy minuta perpara perfundimit te ndeshjes i dhuroi nje trepikesh shume jetik ndoshta me te rendesishmin Skenderbeut ne fitoren minimale 1-0 ndaj Teutes ne ndeshjen permbyllese te javes se 25-te te Kategorise Superiore. Ajo e djeshmja ishte nje ndeshje qe mbajti nen nje tension te jashtezakonshem si presidentin Agim Zeqo trajnerin Shpetim Duro por dhe mijera shikues ne stadiumin Skenderbeu nisur edhe nga fitorja e Flamurtarit me Besen 3-0. 90 minuteshi i Korces ruajti po 3 pike diferencen me kryesuesit e kampionatit kur kane mbetur edhe tete jave nga perfundimi i sezonit qe do te kurorezohet me finalen e javes se 33-te pikerisht me ndeshjen Flamurtari-Skenderbeu. Kjo eshte hera e dyte qe 23-vjecari Vishaj shenoi nje gol teper te rende pasi Butrint Vishaj ka realizuar edhe golin e fitores 1-0 ne Lac pikerisht ne minuten e 87-te kur realizoi pasi kishte hyre si zevendesues ne vend te Shkembit. Skenderbeu keshtu ruajti ashtu si Flamurtari rekordin e 100 perqind te pikeve te marra ne shtepi me 13 fitore ne po aq ndeshje.
Flamurtari ben detyren ndaj Beses
Ne Vlore Flamurtarit iu desh nje dopiete e Gerhard Prognit per te marre nje fitore te sigurt perballe Beses qe pas kesaj humbjeje rrezikon gjithnje e me shume renien nga kategoria. Per te kaluar ne avantazh vlonjateve iu desh nje autogol i mbrojtesit kavajas Akil Jakupi ne minuten e 27-te. Ky gol cliroi psikologjikisht Flamurtarin qe pastaj luajti me mire. Sulmuesi i Flamurtarit Progni realizoi dy gola mjaft te bukur respektivisht ne minutat 54-t dhe 90-te. Pas kesaj fitoreje
Laci mund Dinamon
Ne Lac skuadra e Nices e pati te veshtire te merrte tri pike piket perballe Dinamos por ne sekondat e fundit ia arriti qellimit. Ka qene pikerisht kroati Buljan ai qe realizoi golin tripikesh per kurbinasit qe tashme kane 40 pike. Ndersa Dinamos ngec ne kuoten e 36 pikeve dhe parakalohet nga Tirana.
Tiarana rikthehet tek fitorja
Bardheblute gjeten rrugen e fitores pas me shume se 6 javesh duke mposhtur Shkumbinin ne Selman Stermasi. Problemin e golit e zgjidhi Jahmir Hyka qe realizoi nje eurogol ne minuten e 63-te nga nje goditjeje denimi. Tirana tashme ka 37 pike ndersa Shkumbini zbret ne vendin e tete per shkak te barazimit qe Kastrioti arriti ne Loro Borici perballe Vllaznise. Krutanet fiksuan shifrat ne 1-1 ne minuten e 85-te me golin e Kalarit. Shkodranet kishin kaluar ne avantazh te paret me Sukajn ne minuten e 45-te. Kastrioti tashme ka 30 pike ndersa Vllaznia 44.
Rezultatet
Te shtunen
Elbasani-Bylis 0-2
Gega 21 Abazaj 82
Te dielen
Flamurtari - Besa 3-0
Jakupi 27aut Progni 52 91
Vllaznia - Kastrioti 1-1
Sukaj 45-1/ Kalari 86
Tirana - Shkumbini 1-0
Hyka 63
Laci - Dinamo 1-0
Buljan 90
Skenderbeu-Teuta 1-0
Vishaj 87
Renditja
Nd. Pike
1. Flamurtari 25 55
2. Skenderbeu 24 49
3. Vllaznia 25 44
4. Laci 25 40
5. Tirana 25 37
6. Dinamo 25 36
7. Kastrioti 25 30
8. Shkumbini 25 29
9. Teuta 24 28
10. Bylis 25 27
11. Besa 25 23
12. Elbasani 25 12