22 marsi PD sot feston 19-vjetorin e fitores ndaj komunisteve

Te premten tek Asllan Rusi prezantohet kandidati i Tiranes. PD perzgjedh sloganet qarqet ndryshe nga Tirana
Demokratet kremtojne sot ne Pallatin e Kongreseve 19-vjetorin e fitores ne zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 vit te cilin PD-ja u mandatua nga shqiptaret qe pas afro 50 diktature te qeveriste vendin. Pikerisht per kete pervjetor Forumi Rinor i PD-se ka organizuar sot nje takim festiv ne mjediset e Pallatit te Kongreseve ne oren 1200 i cili do te pershendetet edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Ndryshe sa cishte folur ne kete takim nuk do te behet prezantimi i kandidateve te PD-se qe do te konkurrojne per zgjedhjet lokale te 8 majit. Por burime brenda PD-se bejne te ditur se prezantimi i kandidatit te Tiranes do te behet diten e premte nderkohe qe ende nuk eshte specifikuar vendi por aktualisht flitet per pallatin e sportit Asllan Rusi. Mesohet se aktualisht demokratet po perzgjedhin sloganet me te mira qe do te shpallen ne fushaten elektorale qe tashme ka filluar. Burimet sqarojne se sloganet e PD-se per qytetin e Tiranes do te jene ndryshe nga ato per qarqet e vendet. Keto te fundit do te kete secila sloganet e veta. Po ashtu po behen gati ne seline e PD-se dhe pankartat per cdo zone elektorale dhe vecmas tyre do te jene edhe ato per kandidatet qe do te garojne ne zgjedhjet e 8 majit. Po ashtu mesohet se mes sloganeve te demokrateve do te gjenden edhe ato te aleateve kryesisht te LSI-se PR-se dhe PDIU-se tri partite kryesore pas PD-se te koalicionit Aleanca per qytetarin. Momentalisht demokratet po permbyllin fazen e percjelljes se emrave nga baza drejt qendres nderkohe qe kandidatet do te marrin bekimin e kryesise se PD-se e cila ne baze te statusit te kesaj partie ka te drejte qe te beje nderhyrjet e fundit ne listen e demokrateve. Gjithsesi demokratet sot do te mblidhen ne mjediset e Pallatit te Kongreseve per te filluar ne njefare menyre edhe zyrtarisht fushaten elektorale ku gjate fjalimit te tij lideri i mazhorances Sali Berisha do te shpalose pikat kryesore te projektit te qeverise lokale per 4 vitet qe vijne. Rendesi te vecante mesohet se do tu kushtohet investimeve ne infrastrukturen e vendit si dhe rritjes se nivelit te jeteses se qytetareve shqiptare cka Aleanca per qytetarin e demonstron qarte ne nje simbioze mes PD-se dhe shqiptareve ne cdo cep te Shqiperise ku ata jetojne. Demokratet synojne qe permes zgjedhjeve te 8 majit te marrin pjesen derrmuese te bashkive dhe komunave nderkohe qe aleanca me e madhe e saj me 21 parti parlamentare dhe joparlamentare duket se vecse do te thelloje rezultatin e se djathtes me daten 8 maj. PD-ja hyn ne keto zgjedhje me nje bilanc te pasur arritjesh ku nder me te spikaturat eshte ajo e arritjes se levizjes se lire ne zonen Shengen nje enderr kjo e hershme e qytetareve shqiptare. Po ashtu qeveria Berisha shkon para zgjedhesve me nje tjeter bilanc pozitiv ate te mbajtjes se premtimeve ku me i detajuari pritet te jete ai per qeverisjen lokale te kryeqytetit. Pikerisht diten e premte me daten 25 mars do te publikohet edhe programi elektoral per ndryshimin e Tiranes e cila vazhdon te jete e braktisur nga kryebashkiaku Edi Rama prej vitesh duke e lene te jetoje mes zhurmes rremujes dhe smogut gje qe e ka ngjitur kryeqytetin shqiptar ne listen e vendeve me te ndotura te kontinentit. Partia Demokratike ka bere koalicion me 21 parti te tjera per zgjedhjet lokale te 8 majit. Forcat e djathta perfshi edhe Levizjen Socialiste per Integrim do te dalin se bashku ne zgjedhje me emrin Aleanca per qytetarin dhe te gjitha keto parti aleate me 8 maj do te bashkojne votat e tyre ne Tirane cka i garanton fitoren e sigurt ketij koalicioni kunder nje opozite te percare qe alternative te vetme te saj ka protestat ne rruge dhe jo nje program te mirefillte se si do te ndryshoje realiteti ne Tirane dhe zona te tjera te Shqiperise.