E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu kampion i dimrit ne Superiore

Skënderbeu fitoi ndaj Luftëtarit dhe e mbyll vitin 2012 si kampion i dimrit në Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa mposhti 0-1 gjirokastritët, duke e çuar në 9 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë. Goli i vetëm i ndeshjes, dhe i fitores për Skënderbeun, u shënua nga Sebino Plaku në pjesën e parë.

Përpjeket e shumta të gjirokastritëve për të barazuar shifrat rezultuan të pasuksesshme, duke bërë që Luftëtari të mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Laçi mposhti po 1-0 Teutën, rezultat ky që i ka mjaftuar atyre të ngjiten në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Kukësi i vendit të dytë. Protagonisti i fitores së laçianëve ishte Nimani, që i dhuroi 3 pikë kurbinasve.

Ndërkohë, Apolonia mundi 2-1 Besën, duke marrë dhe fitoren e parë këtë sezon. Kavajasit shënuan të parët me Sefën, por fierakët e përmbysën lojën në pjesën e dytë, duke shënuar 2 herë me Ndonin dhe Ribajn.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›