E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu merr dhuratën

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë fitoren 2-0 në tavolinë Skënderbeut, pas aktivizimit të një lojtari të paprotokolluar nga skuadra e Vllaznisë të shtunën e kaluar.

Ndeshja e zhvilluar në “Loro Boriçi” përfundoi 3-2 në favor të vendasve.

Me këtë fitore në tavolinë, Skënderbeu ngjitet në vendin e 8 me 36 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e 7 me 39 pikë.

Kjo është hera e dytë që i jepet fitorja një skuadre në tavolinë, më parë ishte Flamurtari që mori 3 pikë në sfidën me Kastriotin pas braktisjes së fushës nga ana e ekipit krutan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›