E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu mposht Dinamonfeste e madhe ne stadium

KORCE- Skenderbeu ka mposhtur 3-2 Dinamon ne nje ndeshje spektakolare te zhvilluar ne Korce. Vendasit kane peruruar stadiumin me drita ndersa te pranishem kane qene mbi 8 mije tifoze te cilet kane krijuar nje atmosfere te mrekullueshme. Tifozet kane qene edhe protagonistet kryesore te ketij takimi nderkohe qe Dinamo ne fushe nuk beri ndonje gje te madhe per te fituar ndeshjen. Pas nje pjese te pare pa gola blute ishin te paret qe shenuan me ane te Gjergji Muzakes. Por Skenderbeu barazoi shume shpejt me Jolic ndersa Biskup shenoi edhe golin e dyte. Ne fund korcaret realizuan golin e trete me Mlladen Berkic perpara se Elis Bakaj te shkurtonte disi diferencen. Ne fakt me shume sesa loja ne fushe ajo qe e beri me te bukur kete ndeshje ishte atmosfera e zjarrte e krijuar nga tifozeria vendase. Per cudi shume tifoze nuk kishin mundur te gjenin bilete dhe qendruan jashte stadiumit.

Bylisi
Bylisi ka marre nje fitore te arte ne shifrat 3-2 perballe Shkumbinit duke marre perkohesisht vendin e katert ne tabelen e renditjes. Ndeshja e sotme ne Ballsh ka qene tejet e tensionuar ndersa ka nisur me gjysme ore vonese per shkak te problemeve me te drejten televizive. Po ashtu ne pushimin midis pjeseve mesohet se eshte tentuar te goditet arbitri anesor Gerard Qirici nga ana e vendasve por nderhyrja e policise e ka shmangur nje gje te tille. Persa i perket ndeshjes ajo nisi me nje gol te bukur te realizuar nga Fjodor Xhafa por peqinasit barazuan shume shpejt me ane te Bekim Kulit. Skuadrat shkuan me kete rezultat ne dhomat e zhveshjes ndersa ne pjesen e dyte ballshiotet shenuan serish me ane te Fjodor Xhafes. Shkumbini barazoi serish kete here me ane te Arlind Nores por vendasit arriten te realizonin edhe golin e trete me ane te Guy-t. Ketu kane nisur edhe protestat e peqinasve duke qene se goli u shenua ne momentin qe Nora ishte i shtrire dhe vendasit nuk respektuan fair-play-n ne momentin e golit. Gjithsesi sfida u mbyll 3-2 dhe kjo beri qe Bylisi te ngjitet ne kuoten e 10 pikeve ne renditje.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›