E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, vjen spanjolli Robles, Gabernet pritet sot

SHKRUAN: Irena Vreto 28-06-2011 11:42

Skuadra e kampionëve të Shqipërisë nuk e ka mbyllur merkaton e saj, teksa orët e qëndrimit në Shqipëri i ka të limitura. Për më pak se 48 orë ekipi i kampionëve do të lerë Korçën për fazën përgatitore në Austri, ndërkohë që grupi ende nuk i ka të gjithë lojtarët. Kërkimet e drejtuesve të klubit vijojnë, në mënyrë të veçantë për repartin që mbetet më delikati për korçarët. Edhe vetë Duro e pranon se sulmi mbetet pika më e dobët deri tani, kurse të tjerat janë mbyllur. Një nga qendrëmbrojtësat, për të cilin është folur pak ditë më pare, ka mbritur gjatë të hënës në qyteten e Korçës. 24 vjeçari Robles shok i Fabregas ka kaluar mbrëmjen e tij një natë më parë në Durrës dhe vetëm gjatë paradites të të hënës ka qënë në Korçë për t’u ndalur më pas në stadiumin “Skënderbeu”. Lojtari spanjoll vjen nga akademia e njohur e Barcelonës, teksa do të jetë në provë derisa Duro të bindet të qëndrojë ose jo në skuadër. Madje futbollisti do të udhëtojë bashkë me Skënderbeun drejt Salsbugrut të Austrisë aty ku do e kalojë një fazë përgatitore. Lojtari ka mbetur i kënqaur të paktëm nga aq pak sa ka parë nga Korça, ky synon të qëndrojë për një vit. “Kam ardhur në Korçë të nënshkruaj një kontratë një vjeçare për të shërbyer me këtë ekip. Kam folur me presidentin e skuadrës dhe pres të marr konfirmimin për të qënë në këtë ekip. Kam mbetur i befasuar nga gjithçka këtu dhe nga mikpritja e tifozëve dhe drejtuesve të klubit”, ka pohuar në një prononcim pët parë lojtari. Duro e ka patur nën vëzhgim nga momenti i parë kur spanjoplli i mbrojtjes ka dalë në seancën e tij të parë me juglindorët, ndërsa sipas tij është shumë shpejt të japë një konfirmim për të nëse do qëndrojë ose jo. Teska mbetet një repart shumë i diskutuar ai i sulmit, lojtarët e tij duket se nuk gjenden lehtë për korçarët. Natyrisht që të arrish tek një sulmues nga ata të pazakontët duket e vështirë, pro gjithsesi juglinforët vazhdojnë të insistojnë për të patur më të mirin në Superiore. Duke iu referuar trajnerit të skuadrës kërkimet vazhdojnë, ndërsa nga ana tjetër pisitat janë të shumta. “Kemi disa opsione për lojtarë sulmi dhe presim nga momenti në moment kofirmimin për ta. Ende nuk mund të flasim konkretisht, por iu siguroj se zgjidhja për këtë repart do të jetë shumë e mië”, ka bërë të ditur për këtë argument trajneri Shpëtim Duro. Gjatë të hënës në Korçë nuk ka mbritur ndonjë lojtar për këtë repart, teksa pritja vazhdon. I vetmi i ardhur është spanjolli Robles i cili shihet si një alternativë për repartin e mbrojtjes, ndërkohë që pritet që dhe spanjolli tjetër Gabernet të mbërrijë për 24 orët e ardhshme në qytetin e serenatave. Lojtari në fjalë duhet të kishte ardhur, por një aksident i vëllait të tij e ka detyruar atë të shtyjë udhëtimin për në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›