E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeurimerr kreun, fitoreedhe ndaj Teutës

POGRADEC- Skënderbeu ka rimarrë kreun e kampionatit pas fitores 2-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e zhvilluar dje në Pogradec. Skuadra korçare nuk e ka pasur aspak të vështirë përballë një kundërshtari të mbushur me emra të rinj dhe që në fushë nuk ka ditur të bëjë asgjë. Argjentinasi Soza, i blerë vetëm pak ditë më parë nga Dinamo, është ai që ka hapur serinë e golave në
minutën e 22-të të takimit, duke krijuar idenë se do të ishte thjesht një shëtitje. Megjithatë, pa shumë bujë, durrsakët arritën të merrnin një penallti në minutën e 71-të, por Kaloti ka gabuar përballë Shehit, duke e lënë të paprekur avantazhin e korçarëve. 4 minuta më pas ishte Skënderbeu që mori një pe-nallti dhe Shkëmbi nuk ka falur nga pika e bardhë, duke vulo-sur fitoren e skuadrës që drejtohet nga Shkëlqim Muça. Pas takimit të djeshëm, Skënderbeu ruan vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë ndaj Flamurtarit. Ndërkohë, java e parë do të mbyllet sot me përballjen ndërmjet Laçit dhe Shkumbinit. Më pas, kampionati do të qëndrojë dy javë pushim deri në mbarimin e ndeshjeve të ekipit kombëtar.
RENDITJA
Flamurtari 6
Skënderbeu 6
Vllaznia 4
Elbasani 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Shkumbini 1
Tirana 1
Teuta 1
Laçi 1
Bylis 0
Besa 0
(a.l/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›