Hetimet: Polici rrugor u vra për shkak të detyrës

Vrasja e policit të qarkullimit rrugor në Malësinë e Madhe, Kol Ndershaj është kryer për shkak të detyrës. Të paktën nga hetimet e kryera përgjatë 24 orëve nga kryerja e krimit, prokurorët e krimeve të rënda kanë nxjerrë këtë konkluzion paraprak. Burime pran grupit hetimor bëjnë të ditur për "Ora News" se të gjitha rrethanat e ngjarjes, mënyrës se si është kryer krimi dhe problematika e policit të çojnë në konklzuonin se vrasja është kryer për shkak të detyrës. Të njëjta burime theksuan se gjithsesi janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera hetimore për të nxjerrë konkluzionin final.
Megjithatë prokurorët dhe agjentët e policisë kanë mërrë në pyetje deri tani dhjetra persona nga dëshmitë e të cilëve të mund të zbulojnë rrethanat e plota të ngjarjes. Nga ana tjetër janë kryer edhe verifikime të gjobave apo bllokimeve të bëra nga Ndreshaj të makinave dhe automjeteve për të cilat mund të kenë reaguar pronarët e tyre.
Të dhënat flasin se grupi hetimor është duke punaur maksimalisht për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë nga e cila mbet i vdekur 41 vjeçari Kol Ndreshaj.