Skënderi: Do nisin inspektimet për profesionalizmin e inferimerëve

Muaji shtator do të jetë një provë zjarri për infermierët shqiptarë. Që prej datës 1 shtator do të ketë një aksion të gjerë inspektues nga ana e Urdhërit të Infermierit rreth cilësisë dhe profesionalizmit të infermierëve në përmbushjen e detyrës. President i Urdhërit të Infermierit Sabri Skënderi deklaroi për mikrofonin e “Ora News” se janë përgatitur strukturat rajonale inspektuese për përmbushjen e një kontrolli në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.
Profesioni i infermierit është përfshirë në nismën e licensimit të profesioneve nga ana AKP, licensim i cili do të nisë në nëntor dhe pa të cilin nuk do të mund të udhtrohet profesioni. Gjatë muajit qershor Urdhëri i Infermierit realizoi një inspetim në QSUT nga i cili 37 infermiere do ti nënshtrohen komisionit disiplinor i cili do të marrë masat e caktuara në varësi të shkeljes së gjetur në ushtrimin e profesionit.