E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack: Serbia kurrë nuk do të bllokojë Kosovën

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, është shumë e lumtur me nivelin e qartësisë që kancelarja Angela Merkel tregoi për Kosovën gjatë vizitës në Beograd. E pyetur nëse me anëtarësimin eventual të Serbisë në BE, ajo mund ta bllokoj Kosovën, Pack ka thënë se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

”Jo, sepse atëherë Serbia kurrë nuk do të hyjë në BE. Nuk mund të ketë asnjë bllokadë. Kemi shumë probleme në BE, nuk mund të kemi edhe një problem tjetër. Ne duhet t`i zgjedhim problemet. Neve në familjen evropiane na duhen vende që janë të barabarta dhe mund të quhen partnerë që respektojnë rregullat, kufijtë, shtetet e ndryshme. Prandaj mendoj se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa premtimin se nuk do ta bllokoj Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Pack.

Ajo ka shtuar se Brukseli duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, duke bindur 5 shtetet e mbetura të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›