Skifter Këlliçi promovon dy botimet e fundit

"Dashuri e gdhendur në shkëmb" dhe "Atentat në Paris" janë dy romanet e fundit që shkrimtari Skifter Këlliçi sjell në dorën lexuesit.
Të dy romanet janë me temë historike dhe vijnë në kuadrin e kremtimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë promovim kolegë dhe autorë të pranishëm u shprehen për vlerat e këtyre botimeve të cilat ruajnë me fanatizëm plot fjalë ilire të lashta.