Papulias: Greqia mund t`i kapërcejë vështirësitë
Presidenti grek, Karolos Papulias është shprehur optimist se populli grek do t`i kapërcejë vështirësitë e krijuar nga kriza. Në mesazhin drejtuar grekëve të diasporës, me rastin e Festës Kombëtare të 25 Marsit, Papaulias i cilëson grekët e diasporës si “shtylla të mbështetjes morale të popullit grek që lufton të përballojë stuhinë e krizës ekonomike ndërkombëtare.
“Do t`i kapërcejmë edhe vështirësitë e tanishme, ashtu siç na mëson historia dhe traditat e një populli që din të zhvillojë beteja asimterike dhe t`i fitojë ato, një populli që disponon guxim dhe vendosmëri, në mënyrë që të zgjedhë në momente të vështira si të sotmet, atë rrugë që do ta drejtojë në rifitimin e progresit dhe të kompetivitetit të vendit” theksoi Papulias.