Skivi: Në maj, videoklipi me Cozman

Reperi Visar Shala, i njohur për publikun si Skivi, është në përgatitje të disa projekteve që do të lansohen gjatë muajve në vijim.
Vera do ta gjej atë me disa këngë të reja e bashëkpunime me emra të njohur të muzikës në vend. Skivi ka zbuluar për Indeksonline se gjatë këtij muaji, ai do të lansojë një videoklip në bashkëpunim me reperin Cozman.
“‘E di që m’don’ është kënga e re që do të publikohet gjatë muajit maj dhe këtë këngë e kam realizuar me Cozman. Klipi do të punohet nga ‘Think Creative’ ndërkaq muzikën e kanë punuar Freaky Boys nga Cyrihu", zbulon ai.
Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm që Skivi do ta sjellë në kuadër të hiteve që fansat do të kenë rastin di dëgjojnë shumë shpejt.
“Pas kësaj, do të publikohet bashkëpunimi me Adrian Gaxhën dhe Florianin”, thotë ai.
Skivi zbulon gjithashtu se gjatë sezonit të verës, do të jetë i angazhuar në shumë koncerte brenda dhe jashtë Kosovës.
“Menaxherët tashmë kanë filluar të caktojnë datat”, shprehet ai.
Skivi, i cili është edhe anëtarë I llejbëlit ‘Baba Stars’ tregon se së shpejti, do të kemi rastin të dëgjojmë edhe një këngë e cila do të lansohet së bashku me ‘Baba Stars’. Ka në plan shumë projekte të tjera, por thotë se ato do ti zbulojë me kohë ndërkaq, Indeksonline do të ju informojë me kohë për më të rejat e Skivit./M.K/Indeksonline/