Skorseze pohon: Unë, sërish me De Niron

Berlin, 14 Shkurt NOA/ Milena Selimi - Martin
Skorseze ka zbuluar në festivalin e Berlinit planin e tij të ri: Unë do të
filloj një bashkëpunim me De Niron, ka thënë ai të dielën për median.
Në konferencën për shtyp, pas filmit të tij
Ishulli i mbyllur regjisori ka thënë se ai dhe De Niro kanë folur për idenë e
një filmi, që ka lidhje me Mafien e Shenjtë.
"Por po flas nga pozita e njeriut të
vjetër, i cili është i ndërgjegjësuar për të shkuarën" shtoi ai.
Skorseze e ka bërë filmin e parë me De Niron
rreth 40 vjet më parë më 1973.
Skorseze, i cili është 67 vjeç, ka bërë shumë
filma me De Niron dhe ndër to më të mirët janë Taksisti, Raging Bull dhe më
e njohura e bashkëpunimit të tyre "Kazino" më 1995.
Ishulli i mbyllur që u paraqit në Bierlinalen
e 60-të të dielën, ishte jashtë konkurrimit dhe është filmi i katërt që
Skorceze realizon me De Kaprion pas Bandës së Nju Jorkut, Aviatori dhe
Loja e dyfishtë me të cilën mori Oskarin.
Kur u pyet sepse nuk e futi në konkurrim
filmin, ai u përgjigj:Po çdo të ndodhte nëse nuk fitonte?
m.s/e.r/NOA