Injorohen akuzat e Timoshenkos për manipulime, KQZ s'do ti shqyrtojë fare

Kiev, 15 shkurt, NOA - Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve në Ukrainë duket se nuk ka për ti marrë fare parasysh ankimimet e kryeministres
Julia Timoshenko mbi të ashtuquajturat prej saj manipulime të procesit
zgjedhor presidencial në këtë vend. Zyrtarët e zgjedhjeve nga ana e tyre thonë
se do të refuzojnë të marrin në konsideratë këto kundërshtime të saj, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
të javës së kaluar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deklaroi dje
kundërshtarin e saj, Viktor Janukoviç, president të ardhshëm të Ukrainës, duke
konfirmuar se ai e kishte fituar balotazhin me afërsisht 3.5 përqind vota më
shumë se ajo.
Në të tilla kushte, duket se askush nuk do të
merret me shqyrtimin e ankesave të Timoshenkos, duke e lënë rezultatin kështu siç
është dhe vetë KQZ ka pohuar se nuk do ti analizojë këto akuza.
Timoshenko nga ana e saj, në daljet e fundit në
publik është treguar mëse e bindur se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se do ta
sfidojë rezultatin zgjedhor në gjykatë, për mëse 1 milionë vota të
falsifikuara, të cilat sipas saj, mjaftojnë për të ndryshuar rezultatin aktual.
Ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve duket
se as ata e mbështesin Timoshenkon në akuzat e saj ndaj rivalit që tashmë
u bë presidenti i ri i vendit.
n.e/NOA