Aksident hekurudhor në Belgjikë, numërohen të paktën 20 të vdekur

Bruksel, 15 shkurt, NOA Një aksident i rëndë
hekurudhor ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit belg, Bruksel paraditen e sotme,
duke shkaktuar mëse 20 viktima prej tij. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase,
sipas të cilave, aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes mes dy
trenave në afërsi të Brukselit.
Për shkak të këtij aksidenti, humbën jetën sot
të paktën 20 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.
Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit Halle
ku ka ndodhur aksidenti, në stacionin hekurudhor 15 kilometra në jugperëndim të
kryeqytetit belg ka ndodhur përplasja mes dy trenave rajonalë.
Si pasojë, është ndërprerë përkohësisht
qarkullimi i trenave edhe në vijat e gjata si ajo mes Brukselit dhe Parisit.
n.e/NOA