Kualifikim historik i Kukesit ne play-off e Liges se Europes

Quajeni mrekullia Kukësi.
Asnjë ekzagjerim. Formacioni i Armando Cungut meriton elozhet.
Historia është me kukësianët që kualfikohen në fazën e play-off në Ligën e Europës.
Rekord më vete. Asnjë ekip shqiptar nuk kishte arritur kaq larg në Europë.
Deçizive fitorja 2-0 në sfidën e parë të luajtur në ‘Qemal Stafa”, pasi në tranfertën ukrainase Kukësi u mund 1-0 nga Metalurg Donjeck. Por qëllimi justifikon mjetet. Tani shifrat dhe rezultatet nuk kanë vlerë, ndërsa triumfi zbeh të gjitha emocionet e përjetuara në 90 minutat dramatike të Donjeckut.
Trajneri Cungu kishte parashikuar një ndeshje të vështirë. E tillë ishte.
Komlikon gjithçka goli I Metalurg që do të kalonte në avantazh në minutën e 27-të me Dimitrov.
Frikë për kukësianët, që vuajnë por mbrohen mirë pa pësuar golin e dytë.
Meritë edhe e portierit Halilaj, që do të kishte më shumë në pjesën e dytë.
Më I vështirë bëhet misioni I kuksianë në minutën e 72-të, kur Malindi do të dilte nga fusha me karton të kuq.
Me një lojtar më pak të besuarit e Cungut arrijnë të frenojnë vendasit për të festuar atë që askush në fillim të këtij edicioni nuk e kishte menduar.
Por tani është një realitet. Kukësi do të luajë në play-off e Ligës së Europës, aty ku më parë askush nuk kishte arritur.
Kualifikimi ka edhe vlera financiare. Përveç të ardhurave nga UEFA, Kukësi do të shpërblehet me 100 mijë euro edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kukësi në festë
Pritën me ankth edhe minutat shtesë, pastaj zbritën në rrugë për të festuar suksesin e skuadrës së tyre.
Mijëra tifozë të Kukësit kanë pushtuar rrugën e qytetit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Metalurg Donjeck Kukësi, e cila u mbull me fitoren 1-0 të ukrainasve.
Mes thirrjeve dhe këngëve me të cilat mbështesin skuadrën gjatë ndeshjeve, tifozët e Kukësit kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.
Më pas shumë prej tyre janë nisur me autobusë dhe makina private drejt aeroportit “Nënë Tereza” për të pritur skuadrën e tyre.