E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra e Obames do vendose per Guantanamon

Skuadra e tranzicionit e presidentit Barack Obama ka nisur punen per te vendosur se c’do te behet me personat qe dyshohen per terrorizem dhe qe mbahen ne kampin e Guantanamos ne Kube.

Gjate nje interviste ne muajin tetor Obama kishte deklaruar se do ta mbyllte sa me shpejt kampin.

Por nje keshilltar i tij, Denis McDonough, tha se ende nuk eshte marre ndonje vendim se cdo te behet me 255 te burgosurit qe ndodhen atje.

Ndersa zyrtare te afert me Obamen thane se administrata e re do te vendose se cilet prej tyre do gjykohen ne gjykatat ekzistuese federale, cilet do te lirohen, apo gjykohen nga nje gjykate speciale per rastet me te ndjeshme.

Ky skenar do te eliminoje komisionet ushtarake te ngritura nga amdinistrata Bush per te denuar disa prej figurave kryesore te Al Kaedas, qe mbahen ne burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›