Parregullsi në MFSK

Prishtinë, 25 gusht - Auditori i Përgjithshëm nuk e ka qitë të pastër as Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), e cila në shpenzimet buxhetori të vitit 2009 ka dalë me disa parregullsi, kryesisht menaxheriale dhe në fushën prokurimit, shkruan gazeta Zëri.
Edhe ekspertët e çështjes së sigurisë dhe ligjvënësit kosovarë që merren me mbikëqyrjen e FSK-së janë të pakënaqur me shpenzimin e buxhetit dhe transparencën buxhetore në këtë ministri, që deri më tani ka gëzuar respektin më të madh në masë. Sipas tyre, ky është një menaxhim mjaftë i dobët, jo cilësor dhe jo parashikues.
Ndërkaq, në raportin e pasqyrave financiare 2009 të publikuar në ueb-faqen e Auditorit të Përgjithshëm, vlerësohet se prokurimi dhe vonesat në pagesa, janë identifikuar si dobësi në këtë organizatë.
“MSFK nuk e ka shpenzuar buxhetin ashtu siç është planifikuar për vitin 2009. Ajo nuk i ka implementuar rekomandimet e dhëna nga viti i kaluar të ndërlidhura me Zyrën e Koordinatorit të Trupave të Mbrojtëse të Kosovës si dhe nuk ka pasur menaxhim adekuat të pasurive. Gjithashtu Departamenti për Financa në MFSK ka certifikuar pagesa të pakompletuara dhe të parregullta”, thuhet mes tjerash, sipas Zërit, në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.