Skuadrat e serise B ne gjurmet e CanitSulmuesi shqiptar, nese deri para pak koheve po fitonte besimin e drejtuesve te Askolit me paraqitjet e tij, me rikthimin e ish bomberit te Napolit ne skuader minutat e Canit do te jene gjithmone e me te p

BLEDAR GRECA - Rekuperimi dhe rikthimi ne skuader i Kristiano Bukit me Askolin, mund te shenoje edhe lamtumiren e Edgar Canit me bluzen e bardhezinjeve. Sulmuesi shqiptar, nese deri para pak koheve po fitonte besimin e drejtuesve te Askolit me paraqitjet e tij, me rikthimin e ish bomberit te Napolit ne skuader minutat e Canit do te jene gjithmone e me te pakta. Paseardhesi i Vierit, sic thirret nga gazetaret italian, ka filluar bisedimet me klube te ndryshme te serise B. Nje gje te tille e ka konfirmuar dhe agjenti i tij, Domeniko Skopeliti: "Per Canin mund te kete lajme te reja persa i perket merkatos, - shprehet Domeniko - Per lojtarin ne fjale mund te kete gjithmone e me pak vend ne skuader pas rikthimit te Bukit. Kartonin e Egdar Canit e zoteron Palermo dhe ai eshte ne forme huaje per te fituar eksperience. Albinolefe, Piza dhe Salernitana jane mjaft te interesuara per te marre sherbimet e 19 vjecarit." perfundon agjenti i te riut shqiptar.
E Hene, 26 Janar 2009