Renaldo Rama dy gola për Koblencin Renaldo Rama, i cili ende është në kontratë me Olimpiakosin e Pireut, ishte edhe lojtari më i spikatur i ndeshjes, së bashku edhe me Njazi Kuqin, autor i po dy golave.

Renaldo Rama mund të shndërrohet në fenomenin e ri shqiptar në Gjermani. 18-vjeçari shënoi një dygolësh dhe dha dy asiste në fitoren 5-0 të Tus Koblencit në miqësoren kundër SV Rosbah, ku veçohet edhe një penallti e humbur nga veterani Fatmir Vata.
Renaldo Rama, i cili ende është në kontratë me Olimpiakosin e Pireut, ishte edhe lojtari më i spikatur i ndeshjes, së bashku edhe me Njazi Kuqin, autor i po dy golave.
Sipas faqes zyrtare të Tus Koblenz, Rama, me driblimet e tij, shpejtësinë në aksione dhe harmoninë e treguar me shokët e skuadrës bindi trajnerin Uve Rapolder për vlerat e tij.
E Shtune, 24 Janar 2009