Skuraj-Burrel 40 km neper gropa e shembje
BURREL - Qe nga dalje e autostrades ne Skuraj ne drejtim te Burrelit jane 40 kilometra rruge te shkaterruara totalisht qe do tia kishte zili cdo rruge me te amortizuar fshati te thelle malor. Automjete nga me te voglat e deri tek ato te tonazheve te renda perkunden per ore te tera per te pershkuar vetem 40 km rruge deri ne Burrel pasi gropat karregjatat dhe shembjet jane te panumerta.
Ne pjesen me te madhe te ketij aksi nacional te renduar me trafik nuk mund te kuptosh me nese ka qene ndonjehere e asfaltuar apo jo pasi askund nuk duken shenja asfaltike vecse gropa te thella dhe pellgje uji e balte neper te cilat jo pak automjete te ulta sidomos kane shkaterruar motoret duke dale jashte perdorimit edhe pse drejtuesit e tyre shprehen se i paguajne taksat qindarke me qindarke.
Jane qindra makina qe levizin dite per dite ne nje aks te tille qe vec shkaterrohet nga dita ne dite si ne drejtim te Burrelit Klosit Maqellares Dibres apo Maqedonise. Gropat zgjerohen e thellohen cdo dite pasi ne kete aks kalojne dhe makinat e tonazhit te rende qe bartin krom nga Bulqiza por dhe makina te tjera te ketij tonazhi nga Maqedonia dhe anasjelltas. Ne shume vende ka rreshqitje dhe shembje madje vetem per muajin dhjetor te vitit te kaluar u shenuan 12 te tilla te permasave te medha.
Nderkohe jane riaktivizuar edhe shembje te tjera ku ndonese jane hedhur qindra milione leke nuk jane bere sipas projekteve te studiuara gjeologjike ne terrene te tilla te veshtira dhe te rreshqitshme dhe askush nuk kontrollon ne cfare vrimash te zeza ikin keto financime.
Ne nje inspektim te punimeve te Rruges se Arberit nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi i cili guxoi te kalonte me makinen e tij neper kete aks rrugor para tri javesh premtoj se brenda dates 29 mars do te mbaroje tenderimi i riveshjes totale te ketij segmenti por deri me tash asnje konfirmim pozitiv nuk ka se si ka ecur procesi ndersa rruga prishet cdo dite e me teper kthyer tashme ne nje rruge qe vec e asfaltuar nuk mund te quhet me madje ka humbur dhe nocionin e nje rruge te kalldremte fshati.